Ekspertët japin alarmin: Loja e rrezikshme “Balena Blu” po luhet edhe në Shqipëri
- TheAlbanian Times
- Jun 7, 2017
- 1 min read
"Balena Blu" është konsideruar si loja më e rrezikshme që ka pushtuar internetin, për shkak se pjesë e kësaj loje bëhen fëmijët. Loja i detyron fëmijët që të kryejnë edhe vetëvrasje. Bëhet e ditur se kjo lojë ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi deklaroi gjatë emisionit "Top Show", se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu.
Kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, kudo dhe i kërkon të luajë një lojë. Që nga ai moment nis loja e torturave të njëpasnjëshme, si të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot e frikshme që të dërgon kuratori dhe sfida të tjera të dhimbshme që fëmijët duhet t’i kryejnë me përpikëri për 50 ditë. Pastaj vjen sfida e fundit dhe më e tmerrshmja, ku muratori kërkon që fëmija të hidhet nga tarraca e një pallati të lartë", - ka thënë Dashi.
Por sipas psikologes, Ornela Belba, në Shqipëri ka pasur tashmë një rast të “Balenës Blu”.
Bëhet fjalë për një fëmijë të 9-vjeçares, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë. Por për fat të mirë, e ëma e pikasi atë në fazat e para", - ka thënë psikologja.





Comments