top of page

Për të vënë duart në kokë, vajza bllokon qarkullimin në Tiranë dhe nuk pranon as ta ndihmojnë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 5, 2017
  • 1 min read

Prej kohësh qarkullojnë zëra se patentat në Shqipëri blihen, por sa e dëmshme është kjo për sigurinë në rrugë?! Këtë e ka treguar një video e ardhur pranë redaksisë së JOQ.al, ku tregohen pamjet e një vajze, e cila ka bllokuar komplet qarkullimin sepse nuk po mundte të ndizte makinën.

Ka bllokuar komplet qarkullimin tek zona e Astirit. Nuk di si të ndezi makinën dhe nuk pranon as ndihmë nga njeri. Më pas e shtynë makinës sa për të hapur rrugën, sepse makinat e tjera filluan të ktheheshin andej nga kishin ardhur", -ka shkruar qytetarja pranë redaksisë sonë.

Qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa min uta me radhë më pas është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të larguar makinën. Ndërkohë që gjatë gjithë videos dëgjohen zhurma borish, por vajza nuk ka mundur ta lëviz makinën. Në këtë rast është bllokuar vetëm qarkullimi, por blerja e patentave mund të çojë edhe në pasoja më fatale.


Commentaires


bottom of page