top of page

Publikohen skenat që “Big Brother” fshehu, ja festa e beqarisë së Danjelit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 5, 2017
  • 1 min read

Festa e beqarisë e Danjelit, është diskutuar gjatë nga vajzat brenda shtëpisë që u kërkonin djemve t’u tregonin se çfarë kishte ndodhur në ato dy orë që ata u zhdukën, por edhe nga publiku që është bërë kurioz për misterin e aty orëve.

Më në fund “Big Brother” vendosi të bënte publike disa skena nga nata e mistershme e djemve, të cilët duket se nuk ia kanë kaluar keq.

Ai që e ka parë më keq vetën është Lupçe, por fatmirësisht për të Katerina ka krijuar një ide për atë se çfarë ka ndodhur dhe nuk është shprehur shumë e “xhindosur”, por tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do ndodh pas spektaklit.

Kur ka parë pamjet, ajo duket se e ka kaluar jo shumë keq këtë moment. Por disa orë më pas ajo i shfaq shqetësimin e saj Lupçes për ato çfarë ka parë.

Ajo i ka kërkuar llogari Lupçes për ato çfarë ka bërë gjatë festës beqarisë, ndërsa Lupçe për të treguar dedikimin ndaj saj i thotë se është gati të lërë shtëpinë vetëm për t’i treguar se mbi të ai nuk vë asgjë tjetër.


Comments


bottom of page