Search
MAKINAT PËRPLASEN “KOKË MË KOKË” NË LUNGOMAREN E VLORËS (FOTO/VIDEO)
- TheAlbanian Times
- Jun 5, 2017
- 1 min read
Nuk dihet nëse këto makina luksoze udhëtonin me shpejtësi, por siç shihet në videon e siguruar nga BW ato janë përplasur kokë më kokë mbrëmjen e djeshme.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Lungomaren e Vlorës, ndërsa i lënduar ka mbetur vetëm njëri-prej drejtuesve të tre makinave të përfshira në aksident.
Dy prej makinave të përfshira në aksident janë një “Range Rover”, një “Benz CLS” dhe një tjetër më e vogël, që shquhet me vështirësi nga errësira.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet.

Comments