Edi Rama si polic rrugor gjobit shoferin që kalon me të kuqe, por bën një gafë
- TheAlbanian Times
- Jun 5, 2017
- 1 min read
Në spotin e fushatës elektorale të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e një polici i cili gjobit një shofer që thyen rregullat e semaforit dhe kalon me të kuqe.
Edhe pse ai ka pranuar se nuk posedon një patentë dhe nuk di të ngasë makinënzbret nga një makinë policie për të gjobitur qytetarin që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas inskenimit Rama ka njohje me shoferin por gjithsesi ai nuk e toleron, ndërkohë që i thotë atij se me gjobën që nuk ia kursen, bëhen shkolla, çerdhe e spitale.
Me këto fjalë Rama nxjerr blof policinë pasi sipas tij ata i vënë gjobat për të mbushur arkën e shtetit dhe jo për të dhënë realisht ndëshkimin e merituar për ata që shkelin ligjet.
Ndërkohë që fjalët e tij për të mbushur arkën e shtetit përfshijnë luftën ndaj korrupsionit, abuzimin me tenderat, moslejimin e evazionit fiskal etj./joq.al/

Comments