top of page

Babë e bir kapin me shkelma infermierin në QSUT: "Të mbys mor bir k**ve"

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 5, 2017
  • 1 min read

Një sherr banal ka ndodhur në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Një burrë bashkë me të birin kanë ofenduar dhe goditur me grusht e shkelma një infermier të ri në moshë e profesion.

Sipas policisë, Bujar Çokaj, 45 vjeçar me banim në Tiranë, ka rënë në prangat e Policisë pasi në Urgjencën e Q.S.U.T, një ditë më parë, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, burime nga QSUT -ja bënë me dije për “BalkanWeb” se të dy babë e bir, në gjendje të dehur, ishin paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ndiheshin keq.

Të njëjtat burime theksojnë se ata nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë nisur të bërtisnin dhe t’i kundërviheshin infermierit me inicialet R.K., 25 vjeç, pasi ky i fundit nuk po i ofronte shërbimin e duhur mjekësor.

Unë të mbys me këto duar mor bir k**ve”, mësohet të ketë qenë kërcënimi i 45­vjeçarit para se të ushtronte dhunë ndaj infermierit.

Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin punonjësit e sigurisë, të cilët më pas njoftuan Policinë. Fill pas këtij episodi u bë e mundur arrestimi i 45 -vjeçarit, ndërsa djali u la i lirë. Sakaq, infermieri është marrë në pyetje për të zbuluar kështu dhe rrethanat e ngjarjes.

/joq.al/

Foto ilustruese


Comments


bottom of page