top of page

“Topi i Artë, Cristiano Topi i Artë”,portugezi i falënderon tifozët dhe i bashkohet korit (Foto/Vide

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 5, 2017
  • 1 min read

Pas fitores në finale ndaj Juventusit, Real Madridi është duke e festuar titullin në Santiago Bernabeu së bashku me tifozët.

Dhe normalisht momenti i shumë pritur erdhi, Cristiano Ronaldo, mori mikrofonin në dorë.

Portugezi menjëherë ndezi atmosferën duke thënë: “Një, dy, tre, Siiiiiiiiiiiii”.

Menjëherë pas kësaj tifozët kanë filluar të gjithë në zëri në kor: “Topi i Artë, Cristiano Topi i Artë”.

CR7 ka befasuar të gjithë teksa i është bashkuar tifozëve thirrjen e tyre për Topin e Artë dhe në fund i ka falënderuar ata duke thënë:

“Faleminderit të gjithëve që besuat se mund të arrijmë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve”. /Telegrafi/


Comments


bottom of page