“Kam në dorë USB-në që nxjerr gjithçka”, Lulzim Basha deklaratë të fortë në emision direkt
- TheAlbanian Times
- Jun 5, 2017
- 1 min read
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, ka bërë disa deklarata të forta lidhur me lëvizjet e fundit.
Basha tha se është i sigurtë dhe se ka një USB që dokumenton gjithçka dhe është në dijeni se drejtori i Spitalit Rajonal Berat, Idlir Frashëri, sapo është arrestuar, pasi policia ka zbuluar skemën e tij për blerjen e votave.
Më njoftojnë se drejtori i spitalit në Berat sapo është arrestuar nga Policia. Këta kanë patur një skemë, e cila është zbuluar në rrugë operacionale, për të blerë votat. Pra këta kanë shkelur kodin sipas marrëveshjes”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër Fevizu i është kthyer se pakti është PS-PD dhe jo me LSI-në.
Ç'lidhje ka kjo, pse ka ndonjë parti që lejohet të blejë vota?
I bëj thirrje KQZ-së, menjëherë të bëjnë spote që kush jep karta identiteti ka deri në një vit burg, kush jep miell.. nuk ka më shantazhe e kërcënime. Nuk ka më blerje vote”, ka përfunduar Basha.

Comments