Puna që ofron 400 mijë dollarë në vit, por askush nuk e pranon
- TheAlbanian Times
- Jun 4, 2017
- 1 min read
Një doktor në Zelandën e Re po has vështirësi në gjendjen e një zëvendësuesi në prag të daljes në pension. Edhe pse me këtë punë kandidati do të fitojë mbi 400 mijë dollarë në vit si dhe tre muaj pushime, për habi nuk ka aplikues.
Që prej një viti mediat botërore publikuan këtë lajm , por edhe pas kësaj duket se askush nuk ka ndërmend të shkojë atje.
Pasi firmat e rekrutimit dështuan në gjetjen e zëvendësuesit, vetëm mjeku Alan Kenny i hyri punës duke kontrolluar në faqen ku kërkohet dhe aplikohet për vend pune.
Por, problemi qëndron se puna nis në orën 08:30 dhe përfundon në orën 18:00, pa pushim në drekë dhe vendi i punës ndodhet në një zonë rurale si Tokoroa.
Kenny është doktor në këtë zonë me 13 mijë banorë prej 30 vitesh. Në katër muajt e fundit, Kenny nuk ka marrë asnjë aplikim për punë për vendin bosh.
Vitin e kaluar anulova pushimet sepse nuk kisha zëvendësues, me siguri e njëjta gjë do të më ndodhi edhe këtë vit. Kjo është shumë e vështirë për mua”, thotë ai.



Comments