Panik në Torino pas finales së Championsit, zbulohen detaje të reja (Foto)
- TheAlbanian Times
- Jun 3, 2017
- 1 min read

Mediat në Itali raportojnë se ka pasur disa lëndime të vogla pas panikut për sulm
me bombë në ‘Piazza San Carlo’ në Torino.
Rreth 20 mijë tifozë ishin mbledhur për të shikuar finalen e UEFA Ligës së
Kampionëve te ekrani i madh.
Menjëherë pas ndeshjes u raportua se ka ndodhur një shpërthim, por mësohet se
një fishekzjarrë ka shpërthyer në tokë duke ngjallur panik tek shikuesit dhe duke
lënduar disa prej tyre.
Ky raport vjen vetëm disa javë pas sulmit vetëvrasës me bombë në Manchester
që la të vdekur 22 persona.
Comments