Zbuloi se burri e kishte tradhtuar, e tmerrshme ajo që bëri kur dashnorja vdiq
- TheAlbanian Times
- Jun 3, 2017
- 1 min read
Tabatha Lynch kishte qenë ish e dashura e Montie Smith, burri aktual i Shaynna Sims, e cila mori një vendim drastik kur mësoi se i shoqi kishte pasur një ish të dashur.
Nuk kaloi shumë dhe Tabatha vdiq në moshën 38-vjeçare si pasojë e disa shkaqeve natyrore dhe pikërisht atëherë Shaynnës i shkoi ndër mend të zbatonte planin “makabër”.
Ajo u shtir si një punonjëse e agjencisë së funeralit, më saktë si vajza që do ta lante dhe rregullonte të ndjerën.
Por në të vërtetë, siç raporton Daily Mail, ajo shkatërroi fytyrën e saj, duke e lënë të masakruar.
Ajo mori një thikë dhe ia çau trupin, i preu kokën dhe madje i vodhi dhe bizhutë që kishte në trup.
Donn Baker, avokati i Shaynnës e ka mbrojtur duke thënë se ajo ka marrë atë vendim për shkak të impulsivitetit dhe sepse ishte ndierë e poshtëruar kur ka mësuar se burri kishte pasur një ish-të dashur.
Shaynna u dënua me 16 vjet burg për vjedhje të shkallës së parë, autopsi e paautorizuar, përçarje e një funerali dhe heqje e pjesëve të një kufomë në mënyrë të paligjshme.

Comments