top of page

Viçi lind me tipare njeriu, banorë te adhuroj në siperëndi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 4, 2017
  • 1 min read

Një video shokuese ka qarkulluar këtë të premte në internet ku shfaqet një viç i lindur me tipare njeriu. Viçi ka lindur në Muzaffarnagar, Uttar Pradesh, në Indinë veriore dhe ka sy, hundë dhe veshë që i ngjajnë një fytyre njeriu, ndërsa pjesa e poshtme e trupit të tij ka karakteristika të një lope. Megjithatë, kafsha ngordhi brenda një ore nga lindja. Por, sapo u përhapën lajmet, banorët e fshatrave të afërta u mblodhën për të kërkuar bekimin e kafshës, duke besuar se ajo është mishërim i zotit Vishnu, një perëndie hindu. Video tregon njerëzit që ofrojnë lule dhe përkulen para viçit të ngordhur, i cili po mbahet në një kuti qelqi që nga “vdekja”. “Është një mrekulli që vici ka lindur në këtë strehë. Mijëra njerëz kanë qenë këtu për ta parë. Ne do të kremtojmë për tri ditë dhe do t’i ndërtojmë një tempull kafshës. Ky mishërim i hyjnisë përfundimisht ka krijuar një ndjenjë devotshmërie mes njerëzve”, u shpreh Raja Bhaia Mishra, drejtuese e stallës së lopëve Por ndryshe flasin ekspertët e kafshëve. Doktor Ajay Deshmukh, mjek i lartë veterinar, tha: “Ky është një rast i një anomalie anatomike. Nëse një gjen nuk është zhvilluar si duhet ose ka pasur një gabim ka shkaktuar deformim strukturor, ndaj ka ardhur deri te një anomali e tillë. Ka vetëm shpjegime shkencore, nuk ka supersticion këtu”. /b.l/noa.al/


Comments


bottom of page