top of page

Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 3, 2017
  • 1 min read

Administrata e Trump ka miratuar një plan ku do i kërkojë aplikuesve për viza amerikane detaje nga përdorimi i tyre i rrjeteve sociale.

Sipas BBC, zyrat konsullore tashmë mund të kërkojnë të dhëna për emrat e

tyre në rrjetet sociale në një pyetësor të ri.

Gjithashtu u jep mundësinë autoriteteve të kërkojnë adresat e emailit, numrat

e telefonit dhe një informacion biografik të 15 viteve. Por kjo mund të kërkohet kur nevojitet “një verifikim rigoroz për sigurinë

kombëtare”, thotë për Reuters një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Sipas raportimeve, Departamenti i Shtetit pret që 0.5% të aplikuesve për viza

tu jepet ky pyetësor. Kritikët argumentojnë se kjo mund të çojë në shtrirje të padëshiruar të

mbledhjes së informacioneve personale jo të rëndësishme për kontrollet e

sigurisë. Sigurimi i informacionit është vullnetar, edhe pse pyetësori i informon

aplikantët se “individiët që .... nuk sigurojnë të gjitha informacionet e kërkuara

mund të mos e marrin vizën amerikane”.

Commentaires


bottom of page