Vajzat shqiptare pushtojnë lokalet e natës në Kosovë
- TheAlbanian Times
- Jun 4, 2017
- 2 min read
Policia ka bërë një operacion në të gjitha lokalet e natës së Kosovës ditën e djeshme, nga ku mësohet se është nxjerr në pah fakti se shumica e vajzave kanë qenë shqiptare. Sipas policisë së Kosovës nga 389 femra që janë gjendur punonjëse në lokale, 238 janë shtetase të Shqipërisë. Këto shifra i përkasin tre muajve të fundit.
Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e djeshme se bëhet fjalë për një aktivitet të tejmbushur me femra që vijnë nga Shqipëria por pa publikuar ndonjë fakt që lidhet shfrytëzimin e tyre edhe për prostitucion.
Mësohet se të gjitha ato femra që nuk kanë pasur kontrata pune dhe dokumente të rregullta identifikimi janë kaluar në drejtorinë e kufirit ndërsa nuk dihet se çfarë është bërë me grupin tjetër të tyre, që janë gjendur.
Operacioni sipas të dhënave është kryer për të verifikuar trafikun e qenieve njerëzore, ndërsa ende nuk dihet se sa është numri i të arrestuarve edhe pse nga 71 lokale që janë kontrolluar, mësohet se janë bllokuar mbi 30 dhe se kanë nisur hetimet për ta. Por askush nuk thotë nëse femrat përveç të punësuarit në lokale nate, ishin të shfrytëzuara apo jo.
Deklarata e Policisë së Kosovës
Faktohet se janë gjendur 389 femra duke punuar në lokale nate ku dominojnë ato të Shqipërisë. Policia e Kosovës ka hartuar dhe zbatuar me sukses në nivel vendi, planin operativ “Mars-Prill- Maj 2017” që ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore. Gjatë zbatimit të planit, përveç njësive të ndryshme policore, kanë marrë pjesë edhe inspektorë komunalë të komunave përkatëse dhe zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe me qëllim parandalimin dhe hetimin e kësaj dukurie, janë kontrolluar 71 lokale që dyshohej se kryenin aktivitete të kësaj natyre në tërë vendin. Prej tyre, janë mbyllur 34 lokale nga inspektoret komunalë të komunave përkatëse. Në këto lokale, policia ka legjitimuar 389 femra (238 shtetase të Shqipërisë, 137 shtetase të Kosovës, 7 shtetase të Serbisë, 5 shtetase të Maqedonisë, 1 shtetase e Bullgarisë dhe 1 shtetase e Moldavisë). Shtetaseve të huaja të cilat nuk kanë prezantuar leje pune dhe qëndrimi në vend, u janë konfiskuar dokumentet dhe janë adresuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj. Policia gjatë kontrolleve të këtyre lokaleve, ka konfiskuar prova relevante që lidhen me mundësinë e trafikimit me qenie njerëzore”.

コメント