top of page

Sulmet terroriste në Londër nepërmjet fotografive: Çfarë dihet deri më tani (Foto)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 4, 2017
  • 1 min read

Londrën natën e sontme e kanë goditur 3 sulme terroriste të cilat kanë lënë të vdekur së paku 7 persona deri më tani dhe dhjetra të tjerë të lënduar.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thënë se incidentet po trajtohen si sulme terroriste dhe se të dielen do të mbajë një mbledhje me Komitetin Emergjent të Qeverisë të njohur ndryshe si COBRA, transmeton lajmi.net

Policia ka konfirmuar ndërkohë se dy sulmet e para sulmet ishin akte terroriste, ndërsa i treti nuk po trajtohet si i tillë dhe ende po vazhdon evakuimi i qyterarëve dhe kontrollimi i secilit prej tyre veç e veç. Ata gjithashtu kanë arrestuar një të dyshuar deri më tani, derisa kërkimet për të dyshuar tjerë ende po vazhdojnë.

Të tre sulmet e Londrës sonte ishin të planifikuara dhe ishin tre sulme të ndara, por ende askush nga organizatat e njohura terroriste nuk e ka marrë përgjegjsinë për sulmet./Lajmi.net/


Comments


bottom of page