Skandale, seks në shtëpi dhe ofendime/ Big Brother merr vendimin drastik ndaj Olsit
- TheAlbanian Times
- Jun 3, 2017
- 1 min read
“Paralajmërim për përjashtim nga shtëpia”, kjo është ajo që produksioni i dorëzoi Olsit përmes një zarfi të zi.
Pas Damianos, duket se Olsi do të marrë “udhën” dhe do të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.
Dy ditë më parë, në rrjetet sociale u postua një foto e Olsit me një vajzë, ku thuhej se ajo mund të jetë e dashura e tij jashtë.
Mbrëmjen e sotme, dolën skenat e ri-përsëritura të tij duke bërë seks me Fiorentinën në krevat brenda shtëpisë, gjë kjo për të cilën çifti u penalizua një muaj më parë.
Mbrëmjen e sotme, produksioni e paralajmëron atë që të mos ofendojë banorët e tjerë, ose në të kundërt do të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.
Pas debatit me Elsamedin, ai ndjehet i frustruar sepse nuk i ka thënë dot të gjitha ato që i kanë ardhur ndërmend pasi i ruhet përjashtimit.
"E di sesa po e ruaj veten.
Jam duke hëngër veten me dhembe nga brenda për Zotin.
Të më thotë mua ai ti s’ke respekt për veten tende”, i shprehet Olsi-Katerinës.
Çfarë do të ndodhë me të? Nesër mbrëmë pritet dhe reagimi i “Big Brother”.
Comments