top of page

Shoku i bëri "like" të dashurës së tij në Facebook, i biri i "kumbarit" të kokai

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 4, 2017
  • 2 min read

Salvarore Pittito është djaloshi i cili vrau shokun e tij të ngushtë pasi ai i bëri një "Like" në "Facebook" të dashurës së tij. 15-vjeçari nuk është një adoleshent i thjeshtë, por djali i një bosi të mafias në Itali, pjesë e "Ndraghetta-s" i cili thirret ndryshe "El Zio" (xhaxhai).

Francesco Prestia 20 vjeç është viktima, i cili u gjet i vrarë në një fushë ullinjsh në Mileto të Italisë me tre plumba. Ai i kishte pëlqyer një foto të së dashurës të Pittitos dhe më pas i kishte komentuar. Adoleshenti gangster kishte dyshime se miku i tij prej kohësh kishte ndjenja për të dashurën e tij.

Por kjo gjë shkoi shumë larg kur ai e kishte pikasur veprimin e shokut të ngushtë.

Sipas mediave, ai e konsideronte këtë veprim të mikut të tij të ngushtë si “mungesë respekti” dhe ka marrë dënimin me burg të përjetshëm.

Pasi kishte konstatuar “Like” në Facebook-un e vajzës, Alex kishte mbledhur grupin dhe kishin diksutuar për vrasjen e 20-vjeçarit në një fushë të braktisur.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mjaft mediave italiane për shkak të profilit të vrasjes dhe lidhjes me mafian më të rrezikshme të botës.

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë, ai kishte postuar një foto me miqtë e tij në rrjetet sociale dhe sipër kishte shkruar: Miqësia është diçka që të gjithë e gërmëzojnë, por jo të gjithë e kanë në zemër.

Familja e djaloshit që vdiq i kishin dedikuar një mesazh prekës atij ku i shkruanin: Ishe kaq perfekt sa engjëjt të deshën aty me ta. Na mungo shumë. Lamtumirë, princ

Familja e Pittitos është një nga kartelet kryesore mafioze në Itali.

Babai i tij Salvatore 49 vjeç, mamaja e tij Maria Antonia Messiano, vëllai dhe kushëriri i tij, u arrestuan në janar të këtij viti në një operacion polices të quajtur “Stammer”.

Ekspertët italianë thonë se një gjeneratë e re bosësh mafiozë po dalin nga këto familje duke i bërë organizatat mafioze burime krimesh. Problemi me ta është se nuk ndiejnë frikë dhe se vrasin më shpejt se klanet e vjetra të krimeve, pasi kanë gjithë jetën para dhe nuk e mendojnë gjatë./ JOQ.al


コメント


bottom of page