Search
Kush është oficerja 26-vjeçare që ndërroi jetë? Pësoi hemoragji teksa ishte në krye të detyrës
- TheAlbanian Times
- Jun 3, 2017
- 1 min read
Xhulia Zyfi, efektive e policisë së shtetit 26-vjeç nga Pogradeci pësoi hemoragji gjatë kohës që ndodhej në Akademinë e Sigurisë, por edhe pse ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve për 3 javë me radhë, nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur betejën.
26-vjeçarja ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spital, pasi prej 5 ditësh ishte në gjendje kome.
Dyshohet se 26-vjeçarja kishte lindur me probleme në zemër, ç’ka e ka përkeqësuar gjendjen e saj shëndetësore.
Zyfi kishte marrë gradën nënkomisare përgjatë studimeve dhe shërbente prej 5 vitesh në radhët e policisë së shtetit.
Pas bërjes publik të lajmit, dhjetra kolegë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e koleges së tyre në fillimet e ëndrrës së saj për t’u bërë një oficere e zonja.
Σχόλια