top of page

Korçari i futet në shtëpi dhe kap me zor komshien, por e pëson keq

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 3, 2017
  • 1 min read

Urim Feimi, 24 vjeç është denoncuar nga komshia e tij pasi ka tentuar ta përdhunojë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Korçës, konkretisht në fshatin Vranisht të Devollit, ku edhe banojnë dy protagonistët e historisë.

Sipas policisë, vajza me iniciale E.H., ka kallëzuar në komisariat komshiun e saj, pasi rreth orës 1 e 30 minuta të natës, urimi ka arritur të hyjë në banesën e 23 -vjeçares, pa lejen e kësaj të fundit.

24-vjeçari, duke ushtruar forcë e ka prekur në vende intime dhe ka tentuar ta përdhunojë vajzën, por kjo e fundit ka bërë rezistencë dhe autori është larguar.

Vajza ka shkuar në komisariat për të denoncuar U.F., me të cilin kishte njohje pasi banonin në të njëjtin fshat, por i riu ka humbur gjurmët dhe tashmë policia e kanë shpallur në kërkim. Ndaj tij ka nisur edhe procedimi penal.


Commentaires


bottom of page