Kandidatja e LSI në Fier "josh" maturantët, "na jepni votën dhe ne ju..."
- TheAlbanian Times
- Jun 4, 2017
- 2 min read

Kur dëgjonim frazën “LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e qershorit” që të gjithë e merrnim me të qeshur, por në fakt përveç blerjes së votës së lirë me disa thasë miell, ne nuk sollëm në mendje çfarë mënyrash të tjera do të përdornin militantët e kësaj partie për ta realizuar këtë gjë.
LSI mund ta ketë patur shumë seriozisht atë që ka deklaruar dhe nuk ka pritur gjatë për t'i kthyer fjalët në vepra.
Në fakt në daljet publike të Kryetarit e Zv/ Kryetares të partisë është stërpërsëritur shpresa që ata kanë tek vota e të rinjve. Por pjesën që rinia është aseti më i çmuar i shoqërisë, politika shqiptare po e nënshtron duke e manipuluar si të dojë me mënyrat që atyre u leverdis dhe kjo vetëm për një votë.
Rasti më i fundit i kësaj vepre të shëmtuar ka mbërritur në redaksinë tonë e faktuar se si Erisa Xhixho, kandidatja e renditur në vendin e tretë në listat për deputetë në qarkun e Fierit “josh” maturantët ta votojnë pasi i thotë se do kenë ndihmë nga LSI në provimet e maturës.
Përshëndetje JOQ doja t’ju thoja që kam vëllanë në provimet e maturës këtë vit dhe i kanë thënë ata të LSI që na jepni votën për t’ju ndihmuar në provime.
Erisa Xhixho deputetja e qarkut Fier po detyron maturantet ta votojnë atë.
Gjithashtu doja t’ju thoja që është bërë një miting i LSI në Tiranë dhe kanë dërguar 15 autobusa për të marrë maturantet e Fierit e t’i çonte në Tiranë e ju ka marrë kartat e identitetit e i ka shkrujt emrat në fletë e i kanë pyet a keni ndonjë familjar tjetër që voton... Çfarë po bahet kështu blejnë votat e njerëzve e pretendojnë me dal forcë e parë.
Comments