top of page

I dolën asetet jashtë, reagon moderatorja shqiptare: Fatkeqësisht nuk kam përmasa të mëdhaja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 3, 2017
  • 1 min read

Fatma Methasani, moderatorja e emision FunDay, ishte në qendër të vëmendjes për shkak se fustani i saj tregoi më shumë seç duhej në një event në kryeqytet.

Fotoja, që u publikua në rrjetet sociale, u ri-postua nga ajo, por “duke fshehur incidentin”

Pasi rrjetet sociale sollën në vëmendje foton e saj, përmes emisionit Fatma ka reaguar duke thënë se këta incidente ndodhin dhe janë krejtësisht të paqëllimshme.

Për më tepër ajo ka sjellë në emisionin e saj dhe një Top 5 të artisteve shqiptare që “treguan më shumë seç duhet” dhe pasi mbaroi inserti ajo ka thënë:

"E gjashta duhet të isha dhe unë, gjëja më e keqe është se incidentet nuk pyesin dhe e dyta është se unë nuk kam përmasa të tilla aq të mëdha sa të m’i marrin përsipër të brendshmet, fatkeqësisht. E rëndësishme është të mos i përsërisim, gjëra që ndodhin janë”, është shprehur ajo.


Comments


bottom of page