top of page

Saimir Tahiri sulmon ashpër LSI: Ministria e Trasporteve pagoi faturën e një rruge të pandërtuar, Pr

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 3, 2017
  • 1 min read

Kryetari i PS-së së Tiranës ishte sot në fshatin Ndroq të Tiranës, ku takoi banorët e zonës dhe i ftoi në 25 Qershor të votojnë PS-në.

Pas takimit përmes një statusi në fb, Saimir Tahiri përdori një rast konkret të shpërdorimit të fondeve nga një Ministri e drejtuar nga aleatët, LSI e Petrit Vasilit, duke theksuar qëndrimin, se PS duhet të qeverisë e vetme pas 25 Qershorit.

“Ndroq, mendoja ishte barcalete por qenka e vërtetë. Rruga e Kërcukjes është paguar prej vitesh nga Ministria e Transporteve, e sot nuk ka asnjë metër asfalt. Asnjë metër!!! Lekët janë zhdukur me sukses, hetimet janë mbyllur me po aq sukses. #perrrugenqeduam #pershqiperineqeduam”, shkruan Tahiri, duke mos i kursyer akuzat edhe për sistemin e drejtësisë./Lexo.al


Comments


bottom of page