Plas grushti në Vorë, banorët e Domjes zënë me ‘hu’ Mediun dhe Fiqon
- TheAlbanian Times
- Jun 2, 2017
- 1 min read

Tashmë është zyrtare: Partia Demokratike kandidon si deputet të Bashkisë Vorë
pikërisht Fatmir Mediun, e akuzuar për shpërthimin e Gërdecit. Ngjarja e rëndë i mori
jetën 26 personave në marsin e vitit 2008 ndërsa Mediu ishte ministër i Mbrojtjes.
Por ky vendim erdhi për dy arsye. Së pari kryebashkiaku i Vorës është krushku i Fatmir
Mediut. Vajza e këtij të fundit ka marrë pikërisht për burrë pak kohë më parë djalin e
Fiqiri Ismailit.
Burime nga fshati Domje, pjesë e Bashkisë Vorë, bëjnë të ditur se një takim me grup-
seksionet e PD-së të enjten ka dështuar. Kanë qenë vetë demokratët që janë ngritur jo
kundër kandidaturës së Fatmir Mediut sesa punëve të dobëta të Bashkisë.
Debati ka degjeneruar në akte dhune, ndërsa janë përzënë me forcë Fiqiri Ismaili,
Fatmir Mediu si dhe shoqëruesit e tyre. Demokratët janë shprehur të zhgënjyer nga
premtimet e Partisë Demokratike dhe u kanë kërkuar që të mos shkelin më në Domje.
Pas shpërthimit të Gërdecit, qeveria Berisha si dhe kreu i Bashkisë së Vorës kanë
dëmshpërblyer banorët më shumë sesa u takonte për dëmet materiale kryesisht të
shtëpive. Kjo jo vetëm për t’u mbyllur gojën, por edhe për t’i blerë për zgjedhjet nga viti
2008 e në vazhdim.
Por duket se vetë demokratët janë të irrituar me premtimet e çdo fushate nga ana e PD
që edhe pse kontrollon pushtetin lokal në zonë, u premton të njëjtat gjëra çdo dy vite
që ka zgjedhje vendore apo të përgjithshme.
Comments