FOTO/ Gjendja e këngëtares shqiptare pas aksidentit me makine në xhirimet e klipit
- TheAlbanian Times
- Jun 2, 2017
- 1 min read

Kengetarja Filloreta Raçi – Fifi ka pësuar një aksident të vogël gjatë ditës së sotme (e
enjte). Gjatë kohës sa po realizonte xhirimet e klipit, Fifi fatkeqësisht është aksidentuar,
duke lënduar gjurin e saj. Si pasojë e kësaj ndodhie, këngëtarja përfundoi në spital, ku
mori trajtimin e menjëhershëm mjekësor.
Për të qetësuar fansat, Fifi ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka
shpjeguar se si ndodhi ngjarja, dhe faktin se tani është shëndosh e mirë”.
“Na ndodhi edhe kjo.. mos u shqetësoni djema, unë jam mirë.. Nuk ishte prej atyre
aksidenteve që vdes dikush ..ose që lëndohet dikush e ngel sakat.. ja u çepëm i çik
dhe n’rregull jemi. Zoti ju ka bekuar juve dhe mua”(sic.), shkruan Filloreta në
mbishkrimin e fotografisë.

Commentaires