top of page

Studentja e Juridikut kërkon burrë të virgjër, ja arsyeja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 1, 2017
  • 1 min read

Ori Malaj është studente në Fakultetin e Juridikut, dhe ka vendosur të bëjë një gjest krejt të pazakontë dhe të guximshëm. Në rrjetin social Facebook ajo ka shpërndarë një foto ku shkruhet “Kërkoj burrë të virgjër”, e sigurisht që ky nuk është aspak thelbi i asaj çka ajo ka dashur të përcjell. Përmes kësaj pankarte ajo ironizon të gjithë ata meshkuj të cilët kërkojnë vajza të virgjëra. Megjithëse duket se mentaliteti ka ndryshuar disi, ka ende meshkuj të cilët janë të prerë të bëjnë zgjedhje duke “selektuar” vajzat nga ky aspekt. Por duhet thënë se kjo është zgjedhje personale që i takon çdo individi dhe këtu nuk duhet të ekzistojnë paragjykime. Ndërkohë Ori përgjigjen e saj e ka dhënë. A është përqafuar ky veprim nga të tjerët, kjo mbetet për tu parë. /albeu.com/


Comments


bottom of page