top of page

Pas lindjes, Majlinda tregon linjat seksi (Foto/Video)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 1, 2017
  • 1 min read

Ditë më parë modelja e njohur Majlinda Zeka u bë nënë për herë të parë.

Ajo djalin e saj e pagëzoi me emrin Roan, transmeton Gazeta Express.

Por si duket Majlinda pas lindjes, shumë shpejt ka arritur të rikthejë linjat e saj trupore.

Shtatzënia nuk i ka lënë shenjë Majlinda dhe kjo vërehet më së miri në këtë video që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory.

Majlinda ka postuar edhe një fotografi tjetër në Instagram ku ka marrë komente pozitive nga ndjekësit e saj.

“shum lovely je”, “Qenke ne super forme mahnitse”, “shpirt je”, i kishin komentuar fansat asaj.

Edhe reperi i njohur së fundmi ka pranuar atësinë për Roanin përmes disa fotografive që ai ka postuar në Instastory.

Majlinda dhe Majku janë njëri ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë./Gazeta Express/


Commentaires


bottom of page