La vajzën e vogël me tre pitbullë në dhomë, nëna mallkon veten pasi hap derën
- TheAlbanian Times
- Jun 1, 2017
- 1 min read
Një nënë në Shtet e Bashkuara të Amerikës la vajzën saj trejavëshe për vetëm pesë minuta në një dhomë me tre pitbullë. Më pas ajo doli në oborrin e shtëpisë për të biseduar me një mikeshën e saj.
Pesë minutat mjaftuan që tre qentë të shkaktonin një tragjedi të vërtetë. Ata kishin sakatuar vajzën e vogël duke i shkaktuar kafshime të shumta në fytyrë. Nëna ka mbetur e tronditur kur hapur derën e dhomës dhe ka parë turinjtë e qenve me gjak.
Vajza e vogël u dërgua me urgjencë në spital dhe u operua, por ajo nuk mundi ta fitonte betejën me plagët e shumta që kishte marrë. Një ditë pas operimit vajza është ndarë nga jeta.
Vogëlushja jonë Susannah, vetëm trejavëshe, i është bashkuar engjëjve tjerë në qiell”, -ka shkruar nëna e vajzës në profilin e saj në Facebook.
Askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë tragjedi, ndërsa qentë janë dërguar në një qendër për qentë e tërbuar.
Kur keni një fëmijë në shtëpi, nuk duhet të guxoni ta lini vetëm as edhe për një minutë. Kjo ngjarje tragjike le të shërbej si kujtesë për të gjithë, që të mos i lëmë fëmijët pa mbikëqyrje në veçanti nëse afër tyre janë qentë “,- ka thënë nga efektivët e policisë.
Comments