top of page

EMRI/ Kush ishte polici që vdiq në aksident pasi përfundoi shërbimin (Foto)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 2, 2017
  • 1 min read

Ky që shihni në foto është punonjësi i Policisë në njësinë administrative Miras, Lorent Duli që humbi jetën në aksidentin e regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Fitore të rrethit Devoll, teksa udhëtonte bashkë me tre kolegë të tij.

Mësohet se 27-vjeçari Duli dhe tre kolegët e tij sapo kishte përfunduar shërbimin, një kontroll në terren, përkatësisht në fshatin Devoll i Sipërm, për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, por një humbje kontrolli në drejtimin e mjetit, ka shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Viktima mësohet se drejtonte “Mitsubishi”-n me targa Policia 0305, ndërsa tre efektivët e tjerë ishin pasagjerë.

Për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndodhet në vendngjarje grupi hetimor.


Comments


bottom of page