Djali11-vjecar vret veten pas mesazheve që i dërgoi e dashura
- TheAlbanian Times
- Jun 1, 2017
- 1 min read
Rasti tragjik i Tysen Benz ka prekur të gjithë Shtetet e Bashkuara. 11-vjeçari vrau veten pas “shakasë” së hidhur që i kishte bërë e dashura. Ai kishte marrë disa mesazhe “makabre” nga e dashura e tij 2 vjet më e madhe nëpërmjet Snapchat duke i thënë se kishte vdekur. Vajza përdori adresën e një shoku për t’ia dërguar të dashurit të saj mesazhin. Kur e lexoi djali vendosi që të varej Brenda raftit të tij të rrobave.
Siç raportojnë mediat, mamaja e tij Katrina Goss është shprehur se: Djali kishte një ditë të bukur në shkollë, ai u gëzua kur pa se unë i kisha përgatitur ushqimin e preferuar. U futa të shikoja së ç’po bënte po ngela në vend. I thashë menjëherë djalit të madh të telefononte 911″, ka thënë ajo për Washington Post. Pas gjithë përpjekjeve Tyson vdiq në spital, pasi u dërgua në minutat e fundit

Comments