top of page

Vuri në provë besnikërinë e partnerit, por mbeti e shokuar nga reagimi i tij

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 1, 2017
  • 1 min read

Një vajzë e re kishte zgjedhur një metodë të pazakontë për të testuar besnikërinë e partnerit të saj, i cili me profesion është ekspert i teknologjisë informative (IT).

Kështu ajo kishte angazhuar një kompani që merret me realizimin e kamerave të fshehta, që ndryshe njihet si shou “To Catch a Cheater”, trans

meton Telegrafi.

Dhe për ta bërë situatën edhe më interesante, ekipi realizues kishin angazhuar një vajzë të bukur e cila shtiret si kliente e cila kishte probleme me laptop, dhe që i kishte telefonuar ekspertit të IT-së.

Në momentin që ai shfaqet para derës së apartamentit të saj, mbetet gojëhapur pasi nuk kishte besuar se para syve do t’i shfaqet një vajzë e bukur e cila kishte të veshur vetëm të brendshmet.

Dhe pasi hyri brenda ajo filloi ta provokojë me lëvizje të ndryshme, derisa e dashura e tij të gjithë ngjarjen po e vëzhgonte falë kamerave të fshehta të instaluara brenda apartamentit të vajzës, që kishte për mision të provokoj partnerin e saj.

Vajzës simpatike nuk iu desh shumë që ta fus në grackë ekspertin e kompjuterëve i cili nuk arriti t’i rezistojë tundimit, dhe kështu përfundoi në shtrat me vajzën që i kishte telefonuar për t’ia rregulluar laptopin.

Comments


bottom of page