top of page

Basha dhe Berisha rrëzikojnë të përjashtohen nga listat, ja perse .

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 31, 2017
  • 1 min read

fcf04dac973e0b290af6095ea86a17b1e2763aaf8ed194e7a5

Lulzim Basha dhe Sali Berisha rrezikojnë të përjashtohen nga listat e Partisë

Demokratike, pasi janë të vetmit deputetë që nuk kanë dorëzuar ende formularin e

dekriminalizimit.

KQZ ka publikuar ditën e sotme listën e plotë me të gjithë kandidatët e propozuar nga

PD, sipas të gjithë Qarqeve dhe përkrah çdo emri, figuron formulari i plotësuar i

dekriminalizimit.

Ajo që bie në sy është fakti se vetëm dy liderat, ai aktuali dhe ai i mëparshmi bëjnë

përjashtim, pasi përkrah emrit të tyre nuk figuron asnjë formular dekriminalizimi.

Arsyet për këtë mbeten ende të paqarta, por nëse do të zbatohet ligji pikë për pikë, sot

Basha dhe Berisha duhet të s’kualifikohen, pasi ka kaluar afati në të cilin mund të

paraqiten listat e dekriminalizimit.


Comments


bottom of page