Search
Nxjerr arushën në shitje në internet, por bariut shqiptar nuk ia merrte mendja se cfarë do i ndodhte
- TheAlbanian Times
- Jun 1, 2017
- 1 min read
Një bari shqiptar është ndaluar, gjobitur dhe më pas lëshuar pasi ka tentuar të shesë në internet një arushë në internet.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Mjedisit, Ana Kekezi, bariu e kishte gjetur arushën të bllokuar në malet e Shën Mërisë, rreth 30 kilometra nga Tirana. Më pas e kishte nxjerrë në shitje në një faqe në internet.
Arusha është dërguar në një park, derisa të lëshohet sërish në natyrë.
Ministria e Mjedisit ka marrë masa të forta për personat që mbajnë arinj në klube, restorante dhe hotele, në kushte të mjerueshme, me qëllim tërheqjen e vizitorëve. Problemi i arinjve shqiptarë në skllavëri u pasqyrua gjerësisht në mediat perëndimore gjatë vitit të kaluar./newsbomb

Comments