top of page

Loja e vetë vrasjeve në rrjetet sociale,shpëtohet mrekullisht vajza e mitur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 1, 2017
  • 1 min read

Një vajzë e mitur është shpëtuar mrekullisht nga policia në Ravena të Italisë, pasi ishte bërë pjesë e lojës së vetëvrasjes të quajtur Balena Blu, që muajt e fundit ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka krijuar panik nëpër botë, shkruan Corriere.it. Loja konsiston në kalimin e disa provave që fillojnë me zgjimin në orët e para të mëngjesit, më pas me lëndimin e vetes dhe deri në vetëvrasje.

Vajza 14 vjeçare kishte postuar në Facebook foto të plagës që i kishte shkaktuar vetes, një nga provat e para që kalojnë pjesëmarrësit e lojës. Policia ka mundur të ndërhyjë menjëherë, duke shmangur dëme të mëtejshme për vajzën, familja e së cilës ishte vënë në dijeni nga shkolla e së bijës.

Interpoli ka nisur hetimet për zbulimin e ideuesve të lojës, që janë edhe personat që udhëzojnë të rinjtë drejt akteve ekstreme. Loja e frikshme e rrjeteve sociale filloi pak muaj më parë në Rusi, ku numërohen më shumë se 150 adoleshentë të vetëvrarë. Dalëngadalë ajo ka filluar të përhapet në Europë, ku fillimisht alarmi u dha nga Britania e Madhe e tashmë edhe nga Italia. /b.l/noa.al/


Comments


bottom of page