top of page

Vajza e Azem Hajdarit: Ja pse u largova nga Amerika dhe iu futa politikës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 30, 2017
  • 1 min read

Vajza e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari, Rudina, e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në

Ora News tha se vendimi për t’u angazhuar në politikë është i kahershëm, ndërsa shton

se do të përfaqësojë demokratët në njësinë 11, që është zona e Laprakës në Tiranë.

Ajo nuk preferoi të bënte komente mbi polemikat e shpërthyera së fundi në PD në lidhje

me listën e kandidatëve.

Pjesë nga diskutimet: Hajdari: Ndihem tejet e nderuar dhe e vlerësuar.

Ndihem e lumtur që përfaqësoj

njësinë 11, atë të Laprakës. Hyrja ime në PD e vlerësoj si një moment kyç të jetës sime,

por edhe për Shqipërinë, pasi e ndjej që tek të rinjtë ka disa probleme.

Fatkeqësisht, politika shqiptare nuk është e përfaqësuar shumë nga të rinjtë.

Tare: Kthimi në Shqipëri kishte ambicie për të hyrë në politikë?

Hajdari: Kthimin në Shqipëri ka qenë një vendim që e kam marrë prej kohësh.

Hyrja në politikë nuk është rastësi. E kam dashur gjithnjë. Reagimet kanë qenë shumë

shumë të mira si brenda PD-së, si jashtë. Duke qenë se koha është e shkurtër, mund

të arrijmë shumë gjëra. Jam besimplotë se do të jem një “dorë e madhe” për Partinë

Demokratike në atë zonë.

I kam ndjekur dhe jam e lumtur që në lista ka kaq shumë të rinj. Listat e mbyllura kanë

problemet e tyre. Shpresoj që në mandatin tjetër të ndryshohet.


Comments


bottom of page