Turqia do të mbikëqyrë hapësirën ajrore të Rusisë
- TheAlbanian Times
- May 30, 2017
- 1 min read

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore të Turqisë do të kryejë fluturime mbikëqyrëse mbi
Federatën Ruse.
Sergey Rijkov, president i Qendrës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për Reduktimin
e Rrezikut Bërthamor, deklaroi se në bordin e këtij avioni do të ketë vëzhgues
ushtarakë ekspertë nga Turqia dhe Norvegjia.
“Mbikëqyrja do të realizohet në kuadër të Marrëveshjes së Qiejve të Hapur, nga data
29 maj deri më 2 qershor. Ekspertët do të udhëtojnë me një avion ushtarak të Turqisë,
tip CN-235”, theksoi zyrtari rus.
“Të pranishëm në avion gjatë mbikëqyrjes do të jetë edhe disa specialistë ushtarakë të
Rusisë. Ata do të inspektojnë zbatimin me rigorozitet të parametrave të fluturimit, mbi të
cilat është rënë dakord, si dhe përdorimin e mjeteve të vëzhgimit, që parashikohen në
kuadër të marrëveshjes”, sqaroi Rijkov.
Ai siguroi gjithashtu se CN-235 është një lloj avioni ushtarak i paarmatosur.
Në kuadër të Marrëveshjes së Qiejve të Hapur, Rusia kishte bërë mbikëqyrje në
hapësirën ajrore turke nga data 27 shkurt deri më 3 mars të këtij viti. Realizuar nga
Aeroporti Ushtarak i Eskishehirit, të pranishëm në fluturimet me avionin rus, tip Antonov
An-30B, ishin gjithashtu disa ekspertë turq.
Comments