top of page

Statistikat/ Euro në Shqipëri shënon nivelin më të ulët të gati 9 viteve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 30, 2017
  • 1 min read

Euro ka shënuar rekord të ri të ulët të këmbimit me lekun, ku sipas kursit zyrtar të

Bankës së Shqipërisë këmbehej sot me 134.14 lekë.

Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar, por

sot arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009.

Shqetësimet në lidhje me situatën që ka përfshirë

Greqinë, Italinë dhe Bankën

Qendrore Europiane ka zhvlerësuar monedhën e përbashkët në tregjet

ndërkombëtare, gjë që është reflektuar edhe në tregun vendas.

Ministrat e Financave të Eurozonës nuk arritën të bien dakord me Fondin Monetar

Ndërkombëtar për lehtësimin e borxheve greke apo për disbursimin e kredive të reja

ndaj Athinës, ndërkohë që pritet takimi i dytë i palëve në qershor.

Ndërsa Banka Qendrore Europiane vendosi që të marrë në konsideratë blerjen e

obligacioneve greke vetëm pasi borxhi i Greqisë të jetë cilësuar si i qëndrueshëm

Frika gjeopolitke europiane pati ndikim tek aksionet aziatike, duke forcuar jenin dhe

rritur çmimin e arit, megjithëse aktiviteti tregtar ishte i ngushtë dhe disa prej tregjeve

qenë të mbyllura për shkak të pushimeve.


Kommentare


bottom of page