top of page

Shkon në 201 numri i viktimave nga cikloni në Sri Lanka

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 30, 2017
  • 1 min read

Cikloni që ditëve të kaluara e ka goditur Sri Lankën, me ç’rast kanë humbur jetën 201

persona, lëviz drejt pjesës veriore të kontinentit aziatik, drejt Bangladeshit dhe Ishullit

Bengal.

Në vërshimet dhe rrëshqitjen e dheut në Sri Lankës ditëve të kaluara kanë humbur

jetën 177 njerëz, ndërsa 24 kanë pësuar në stuhinë që e ka përfshirë shtetin lindor

indian Bihar.

Pjesët bregdetare të Bangladeshit, të cilët janë në lartësi të ulët mbi nivelin e detit, me

siguri do të goditen nga stuhi, për shkak se niveli i rrezikut është ngritur në shtatë, në

shkallën nga një deri në dhjetë.

Në shtetet indiane Tripura, Mizoram, Manipur, Negaland dhe Arunahal Pradesh në fuqi

është paralajmërimi për shkak të stuhisë që lëviz drejt Ishullit Bengal.


Opmerkingen


bottom of page