top of page

Krijohet superilaçi, më i fortë se antibiotiku

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 30, 2017
  • 1 min read

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën

se krijimi i një superilaçi do t’i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj

mjekimit.

Versioni i ri i “vankomicinës” është konceptuar të jetë tejet i fortë.

Sipas revistës shkencore “PNAS”, ai do të jetë 1.000 herë më i fuqishëm sesa

antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur

shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij

.Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku

nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor “Scripps” shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim

brenda 5 vitesh, pasi t’i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si

“epoka postantibiotokëve”, ku disa infeksione mund të kthehen në të pakurueshme.

Një prej patogjenëve, që i shqetëson më shumë mjekët, është “enterococci” apo

“VRE”, i cili është pikërisht rezistent ndaj “vankomicinës”.

Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku, të cilat përbëjnë

– sipas OBSH-së, – rrezik të madh për shëndetin e njeriut.Disa antibiotikë funksionojnë

ende kundër “VRE”-së, por “vankomicina” 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme

ndaj tij.(TCH)


Commentaires


bottom of page