top of page

Gjashtë mënyra që t’i ofroheni në palestër

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 30, 2017
  • 1 min read

Keni parë një bukuroshe në palestër dhe nuk dini si t’i afroheni? Kemi disa propozime

për ju!

1. Bëhuni sa më i natyrshëm dhe sa më këndshëm

Jepni një buzëqeshje nga ana tjetër e palestrës dhe gjatë stërvitjeve herë-herë

buzëqeshni. Në fund të stërvitjeve afrojuni dhe pyeteni për emrin në mënyrë krejtësisht

të drejtpërdrejtë.

2. Mos ia ndërprisni stërvitjen

Mos filloni bisedën me të derisa stërvit aktivisht, sepse askush nuk dëshiron ta

ndërpresë serinë e stërvitjeve, apo të ngadalësojë vrapin për të biseduar. Afrojuni

derisa është duke pirë ujë, por afër saj mos vendosni dyshekun e stërvitjeve.

3. Jepni një kompliment të sinqertë

Lavdërojeni punën e saj të mundimshme dhe thoni që jeni të impresionuar me

shprehitë e saj në stërvitje. Gjithmonë është opsioni më i mirë që t’i jepni komplimente

për top-formën e saj se sa për dukjen e trupit të saj.

4. Mos bisedoni derisa është duke stërvitur

Përveç nëse jeni trajner profesionist, çdo koment për ushtrimet e saj nuk është i

përshtatshëm, posaçërisht nëse nuk kërkon ndonjë këshillë.

5. Pyeteni për këshilla

Mbase forma juaj është e shkëlqyeshme, mirëpo uleni krenarinë dhe ngrini vetëbesimin

e saj duke e pyetur se si bëhet ndonjë stërvitje e caktuar. Në këtë mënyrë do të filloni

kontaktin e parë dhe do të tregoni interesimin për atë që ajo bën.

6. Mos e prekni

Madje edhe nëse jeni shumë i impresionuar me dukjen e kuadricepsave të saj, mos i

tregoni duke e prekur trupin e saj.


Comments


bottom of page