“I forti” nga Tropoja me “Touareg” e armë alarmon policinë, 3 aksidente në 30 minuta
- TheAlbanian Times
- May 30, 2017
- 1 min read

Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash aksion ka ndodhur mesditën e
së martës në Tiranë. Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të
ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë
dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.
Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe Forcat operacionale. Për t’i shpëtuar ndjekjes,
në zonën e “Zogut të Zi”, “Tuaregu” ka përplasur qëllimisht 3 mjete në lëvizje duke
shkaktuar kaos në trafik. Pas rreth 30 minutash ndjekje policia ka mundur ta bllokojë
mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është
detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij.
Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe pas kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një
armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia. Pas verifikimit policia ka dyshime se i
arrestuari është një person i rrezikshëm, i dyshuar për vepra të rënda kriminale dhe
“gjobëvënie”.
I arrestuari me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës, u shoqërua në Policinë e Tiranës ku
po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Comments