top of page

Historia e 21-vjeçares italiane, e përdhunuar nga i dashuri shqiptar: Do të jesh përgjithnjë e imja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 29, 2017
  • 1 min read

Një 24-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Monzës, Itali, është arrestuar për dhunë seksuale, rrëmbim personi dhe akte persekutuese ndaj të dashurës. Denoncimi është bërë nga një 21-vjeçare italiane, e cila është dhunuar mes shtatorit 2012 dhe fundit të 2013-ës.

Në një rast të tillë, siç raporton “Tgcom”, shqiptari e ka rrëmbyer të renë dhe për ndëshkim pas një grindjeje, e ka mbyllur për disa ditë në shtëpi.

“Do të jesh përgjithnjë e imja dhe nëse më denoncon do t’i bëj keq familjes tënde dhe ty”. Ky është kërcënimi që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur i ka bërë të dashurës së tij, si pas dhunës, ashtu edhe pas fundit të marrëdhënies.

Të dy janë njohur kur ajo ishte 12 vjeçe dhe nga 2012 kishin nisur të frekuentoheshin rregullisht. Që atëherë, gjithnjë sipas denoncimit të 21-vjeçares, i dashuri i saj kishte shfaqur sjellje të dhunshme, të shndërruara çdo ditë gjatë gjithë lidhjes, e mbyllur në vitin 2013 me vullnet të vetë të riut. Mes 2015-ës dhe fillimit të këtij viti, 24-vjeçari kishte kërkuar të rilidhej sërish, duke i bërë presion, duke tentuar t’i bënte shantazh të dashurës me foto seksuale, telefonata të vazhdueshme dhe sms kërcënuese.

E lodhur dhe e frikësuar, 21-vjeçarja kishte vendosur ta denonconte. Hetimet e policisë, edhe me përgjime telefonike dhe ambientale, konfirmuan në fund atë që kishte deklaruar më parë italiania, pavarësisht nga përpjekjet e ish-it të tij për të fshehur provat përmes ndikimit edhe të disa dëshmitarëve.

Comments


bottom of page