top of page

Ermal Mamaqi tha 'Po'! Ilir Meta dhe Ardi Daullxhiu nisin 'dasmën'

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 29, 2017
  • 1 min read

Një premtim i së shkuarës, i Ermal Mamaqit është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme. Kohë më parë, i ftuar në “Zonë e Lirë” Ermali i kishte premtuar Ardi Daullxhiut se do të kujdesej për martesën e tij, nëse një ditë do të ndodhte.

Pikërisht këtë premtim sot ia ka kujtuar moderatorit të “Xing me Ermalin” miku i tij Bes Kallaku, vetë Ardi dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i cili tha se “Ermali nuk duhet ta humbiste shansin” dhe të vishte me vello të bardhë bashkëshorten e Ardit.

Natyrisht një kërkese të tillë Ermali nuk mund t’i thoshte jo, kështu që në Durrës tashmë ka nisur “dasma”.

Një video e publikuar ekskluzivisht nga “Tabloid.al” na tregon Ardi Daullxhiun që feston lajmin e mirë me këngë e valle, ndërsa shoqërohet edhe nga presidenti Ilir Meta dhe aktori i “Portokallisë” Bes Kallaku.

Të tre shihen duke kërcyer nën tingujt e këngës së njohur “Gëzuar Baftjar", një bashkepunim i Besart Kallakut me Ylli Bakën.

Një tjetër surprizë është edhe fakti se valles festive i janë bashkuar edhe eksponentë të tjerë te LSI-së, si Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka, shkruan “Tabloid.al”./shqiperiaime.al/

Comments


bottom of page