top of page

Dy nga aktorët më të dashur braktisin “Portokalli”-në

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 30, 2017
  • 1 min read

E kanë nisur karrierën në këtë spektakët dhe prej vitesh i kemi parë çdo të dielë në skenën e “Portokallisë”, por tashmë duket se ka ardhur momenti të largohen.

Dyshja e njohur, Bes Kallaku dhe Erion Isai nuk do të jenë më pjesë e këtij produksioni, nisur që nga shtatori i ardhshëm.

Ndonëse deri tani asnjë prej tyre nuk ka dalë në një reagim zyrtar, thuhet se të dy kolegët kanë ndërprerë marrëdhëniet me “Portokallinë” dhe arsyet nuk dihen.

Ndoshta Besi e ka marrë këtë vendim për shkak të përfshirjes në “Zelig”, ndërsa për Erion Isain thuhet se në vazhdim do t’i përkushtohet teatrit.

Sidoqoftë, cilatdo qofshin arsyet e tyre, mungesa e tyre do të ndjehet./Blitz/

Comentários


bottom of page