top of page

Veprimi i dy turisteve bullgare habit djalin nga Berati: Dhe pastaj na thonë ne se ...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 28, 2017
  • 1 min read

Që Shqipëria është një vend shumë i preferuar nga turistë të shumtë kjo dihet, por a ju ofron vendi jonë kushtet e duhura?

Videoja e mbërritur së fundmi në fakt, hap shumë vend për diskutim, pasi duket se turistët nuk kanë as një vend të caktuar për të kryer nevojat personale.

Disa turistë kanë qenë ditën e premte në qytetin e Beratit, por ajo që ka habitur një qytetar ka qenë fakti se atyre nuk iu ka bërë fare përshtypje që të tjerë po i shikonin dhe në mes të vendit kanë kryer nevojat e tyre personale.

I revoltuar djali nga Berati ka shkruar në redaksinë tonë:

Përshëndetje JOQ, shikoni çfarë bëjnë turistët nga Bullgaria. Edhe pastaj na thonë ne se hedhim mbeturinat në tokë... është bërë të premten në kalanë e Beratit”, përfundon qytetari.

E në fakt këtu janë dy çështje: Ose qeveria duhet të investojë më shumë për banjot publike (gjë kjo që nuk vihet në dyshim), ose turistet do kenë pasur ndonjë problem sa nuk kanë pritur më./joq.al/


Comments


bottom of page