KUJDES! Sallonet e bukurisë vendburim i HIV-AIDS
- TheAlbanian Times
- May 28, 2017
- 1 min read
Specialistë të estetikes mjekësore në Shqipëri apelojnë për kujdes ndaj shëndetit
Shpesh tërhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit por rrallë herë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit. Një nga vendet ku mund të merret Hiv-Aids, Hepatiti B dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike të cilat janë jashtë çdo kontrolli higjeno-sanitar.
Anila Zhupa, specialiste e estetikes mjekësore në Shqipëri, tregon se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbeve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak te mos sterilizimit të pajisjeve.
Në çdo sallon në vendin tonë behën trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit. E nëse jashtë vendit para se të hapësh një biznes të tillë ka kontroll të rrepta nga autoritete shëndetësore, në Shqipëri këto qendra trajtohen thjesht si biznese.
Specialistë të estetikes mjekësore bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës vajzat duhet të bëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbeve, duhet t’i kërkojnë përdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si tek stomatologu.

Comments