Kanionet e Osumit në qëndër të vëmëndjes të aventurierëve të sporteve të ujit
- TheAlbanian Times
- May 28, 2017
- 1 min read
Kanionet e Osumit, në fundjavë zhurmojnë prej të pasionuarve pas sporteve të ujit dhe kryesisht atij të raftingut.
Amatorë të shumtë të këtij sporti, të organizuar nga shoqata të ndryshme turistike, udhëtojnë drejt rrjedhës së lumit për të ushtruar sportin e raftingut.
Sporti i raftingut në kanionet e lumit Osum tashmë është mjaft popullor.
Te rinj nga thuajse gjithë Shqipëria, por edhe të huaj, vijnë për të jetuar aventurën mes rrjedhës së rrëmbyeshme dhe lartësive të egra të brigjeve të Osumit me kanionet e famshme.

Gjatë gjithë aktiviteteve të sporteve të ujit, angazhohen edhe specialistë rangersa të AdZM-së së Beratit, që monitorojnë dhe kujdesen për sigurinë gjatë këtij sporti në rrjedhën e fortë të lumit apo dhe për t’i drejtuar në shtigje të sigurta.

Me ngrohjen e motit, në kanionet e Osumit janë shtuar edhe vizitorët e sporteve të ujit që zakonisht shfrytëzojnë fundjavën.
Këtë rradhë ata ishin pothuajse nga gjithë Europa, ceke, polakë, angleze, gjermane dhe shumë të tjerë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. /a.ke/

Commentaires