Dëshmia nga spitali: Çfarë po ndodh me demokratët e helmuar (Video)
- TheAlbanian Times
- May 28, 2017
- 1 min read

Dje u hap fushata e PD-së në Tiranë, por gjatë mitingut dhjetëra demokratë kanë shfaqur shenja helmimi dhe janë detyruar t’i drejtohen spitalit për shkak të gjendjes së rëndë. Demokratët kanë pasur kryesisht probleme me sytë, lëkurën e frymarrjen, ndërkohë mësohet se bashkë me demokratët edhe vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha është detyruar të kalojë natën në spital për shkak të problemeve me frymarrjen dhe sytë.
Në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, një ndër mbështeteset e Bashës në mitingun e djeshëm në Tiranë, e cila gjendet e shtruar në spital, ka rrëfyer se çfarë ndodhi dje në miting dhe mbi gjendjen e saj shëndetësore. “Të vjella nuk i hapja dot sytë e ndjeja sikur nuk shikoja. Erdha në mëngjes në 6 e gjys, por isha në gjendje shumë të rëndë dhe nuk më lanë të ikja”- shprehet Katerina ndërkohë që as sytë nuk mund t’i hapë. Zyrtarët e PD pas kësaj ngjarje janë shprehur se në spital ka qindra të shtruar dhe kërkojnë ekspertimin mjeko-ligjor duke e konsideruar ngjarjen e djeshme, një skandal.
Comentários