top of page

Amerikanët prodhojnë superveturën për të eksploruar Marsin (Foto)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 28, 2017
  • 1 min read

Një veturë për të eksploruar Marsin, është ekspozuar në Kompleksin për Vizitorët të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida.

Zhvillimi i projektit të kësak veture ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti.

Projektimi dhe prodhimi i veturës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e veturave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive.

Vetura ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore.

Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq.

Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij, transmeton mapo.

NASA ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht projektin, por video dhe imazhe të mjetit kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në fillim të kësaj jave./shqiperiaime.al/

Commenti


bottom of page