top of page

Elbasan, qëllohet për vdekje me thikë një 39 vjeçar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 27, 2017
  • 1 min read

Një 39-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e djeshme në Elbasan pasi është qëlluar me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Haxhias" në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Lazarenëve", ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Edvin Gjini ka plagosur me thikë, R.P, 39 vjeç banues në Elbasan.

Edhe pse ai është dërguar me urgjencë spital, mësohet se ai ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta"./shqiperiaime.al/

Comments


bottom of page