top of page

E ëma sapo i tha Ledrit publikisht atë që çunat bëjnë sikur s’e dëgjojnë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • May 27, 2017
  • 1 min read

Çfarë i thotë një mama fëmijës së vet pasi i ka rënë disa herë dhe më në fund, ai e ngre telefonin?

“Syri i nënës, shpirti i nënës.

Mesazhi im për ty është: gjithmonë kape telefonin kur të bie unë.

Edhe sot hape telefonin, më thuaj si je, a je mirë.”

Ky ishte mesazhi i mamasë së Ledrit, Xheraldinës, në një video-mesazh për Ledrin në emisionin “Rudina”. Ledri e priti me të qeshur sepse, ishte diçka e thënë me autoironi nga Xheri, siç njihet për publikun e emisionit të saj “Diçka po zihet”.

Një tjetër mesazh për Ledrin ishte edhe ai i të atit, kineastit të njohur Agron Vula. Kërkesa e babait ishte tjetër:

“Ledrush, e di që e do shumë muzikën, por merru edhe me filmin, bëj një film tëndin, kthehu nga regjia, se mund të ndihmoj edhe unë.”

Të dy prindërit e Ledrit janë emra të rëndësishëm në televizionin dhe kinemanë e Kosovës. Xheraldina, përveçse drejtuese e emisionit të njohur “Diçka po zihet”, është edhe zëvendës drejtoreshë e “RTV 21”. Ndërsa Agron Vula është një prej mjeshtrave më me përvojë në post-produksionin e Þlmave, si edhe Þtues i shumë çmimeve.

Siç edhe i tregoi Rudina Magjistarit, Ledri jeton me prindërit në një shtëpi dy-katëshe, ku ai e ka katin e parë për vete. Është shumë i lidhur me ta dhe thotë se i ka si shokë, por pranon se me mamanë komunikon më shumë, duke qenë se ajo interesohet të dijë më shumë për të birin./anabel.al/

Comments


bottom of page